Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu: Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK për nënkryetare të Kuvendit

Gazeta10
11 September 2026 - 11:13

Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Musliu ka thënë se PDK nuk do të lejojë që t’i diktohet se kë duhet ta propozojë për nënkryetare të Kuvendit.

“Albin Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit. PDK-ja nuk do të shndërrohet kurrë në patericë politike, as për Albinin, as për askënd”, shkroi Musliu.

eklarata vjen pak para vazhdimit të seancës, ku në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, e Vlora Çitaku është e propozuara e kësaj partie.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.