Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Sot Kosova foli fuqishëm dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për Çlirimtarët

Gazeta10
12 September 2026 - 16:01

Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka marrë pjesë në Marshin për Liri, ka thënë se sot u marshua si dikur maleve të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se sot ndodhi bashkimi ne shesh të Prishtinës, si dikur nën logon e UÇK’së.

Ai ka thënë se Kosova e dha verdiktin e pafajësisë për çlirimtarët.

“Sot marshuam për Liri si dikur maleve të Kosovës!

Sot u bashkuam në shesh të Prishtinës, si dikur nën logon e UÇK-së me djemtë dhe vajzat më të mira të këtij vendi.

Sot Kosova foli fuqishëm për liri dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për Çlirimtarët!

Rroftë UÇK! 🇦🇱”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.