Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkurte Fejza nga marshi në Prishtinë: Urojmë që kjo të jetë finalja

Gazeta10
12 September 2026 - 16:05

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ishte e pranishme sot në marshin e mbajtur në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Fejza uroi lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Sot kemi dalë sepse po urojmë që të jetë finalja. Pas një rrugëtimi të padrejtë, po presim që çlirimtarët të vijnë në shtëpitë e tyre”, u shpreh ajo.

Marshi në Prishtinë u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe figurave publike, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.