Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria falënderon organizatorët dhe mijëra pjesëmarrësit e “Marshit për Liri”

Gazeta10
12 September 2026 - 16:07

Qeveria e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët që morën pjesë në “Marshin për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë, duke vlerësuar sjelljen paqësore dhe paraqitjen dinjitoze të pjesëmarrësve.

Në një postim pas përfundimit të marshit, Qeveria shprehu mirënjohje për qëndrimet e qarta të qytetarëve dhe për bashkëpunimin me organet e rendit dhe sigurisë, duke theksuar se kjo kontribuoi në zhvillimin e qetë dhe të sigurt të protestës.

Marshi u organizua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas Qeverisë, paraburgimi i tyre ka hyrë në muajin e 70-të.

“Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.