
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media në selinë qendrore të PDK-së.
Në njoftimin e PDK-së thuhet se konferenca do të fillojë nga ora 16:30 në selinë qendrore të PDK-së.
Konferenca vjen për shkak të zhvillimeve politike, ku kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e shpalli Kuvendin të “konstituar”, pa nënkryetar të PDK-së.