
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar planet për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Ai premtoi vendosjen e një sistemi të paralajmërimit për cilësinë e ajrit, krijimin e brezit të gjelbër Prishtinë–Obiliq–Fushë Kosovë, si dhe gjelbërimin e autostradave dhe rrugëve nacionale.
Kurti tha se do të mbyllen deponitë ilegale, përfshirë deponinë e Mirashit, ndërsa sistemi i paralajmërimit do t’i mbrojë qytetarët nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit.
Ai premtoi gjithashtu masa për mbrojtjen e lumenjve, pyjeve dhe zonave të mbrojtura, ndërsa Blinaja, sipas tij, do të shndërrohet në park të hapur edukativ dhe rekreativ për jetën e egër./Gazeta10