Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti premton Muzeun e Gjenocidit dhe rritje të pensioneve për familjet e dëshmorëve e të zhdukurve

Gazeta10
13 September 2026 - 15:37

Rrjetja institucionale, zgjerimi i rrjetit të muzeve dhe puna në kullat e rezistencës në Prekaz. Do të themelohet Muzeu i Gjenocidit dhe do të përfundojë Memoriali i Fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Sa i përket vlerave të luftës çlirimtare, krahas themelimit të ministrisë përkatëse, do të vazhdojmë përkujdesjen për kategoritë e dala nga lufta dhe ruajtjen e trashëgimisë së luftës çlirimtare. Pra, përsëri do të kemi Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Viktimat civile dhe familjet e tyre do të trajtohen me dinjitet. Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë nga regjimi i Millosheviqit do të mbetet detyrë e pandalshme shtetërore, bashkë me kërkesën ndaj Serbisë për hapjen e arkivave, e pikësëpari të Brigadës së Motorizuar 38 të Ushtrisë Jugosllave, arkivi i së cilës është klasifikuar për 30 vjet, duke filluar nga viti 2014.

Ai arkiv duhet të hapet një ditë më parë e jo të presim deri në vitin 2024.

Për familjet e dëshmorëve, ju e dini që i kemi rritur pensionet gjatë qeverisjes sonë. Familjet me një dëshmor marrin tash 537 euro, nga 408 euro sa i merrnin më herët.

Për familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të dëshmuarve të UÇK-së, që kanë më shumë se një dëshmor apo të zhdukur, u ndryshua edhe formula e pensionit, duke e rritur për 50 për qind pensionin bazë për çdo dëshmor apo të zhdukur tjetër që ka familja.

Familjet me dy dëshmorë marrin tash 806 euro, familjet me tre dëshmorë 1.075 euro, familjet me katër dëshmorë 1.344 euro, ndërkaq familjet me më shumë se katër dëshmorë 1.630 euro./Gazrta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.