
Kreu i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, duke komentuar zhvillimet për Kuvendin dhe votimin e Qeverisë ka deklaruar se sot PDK e ka ba të qartë qëndrimin e kësaj partie lidhur me vendimin për dërgimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese.
Ai këto komente i bëri në një lidhje direkte në ADRESA në Kanal 10.
Tahiri e ka quajtur VV-në, si një organizatë banditeske e cila është veshur me petkun e pushtetit, që sipas tij është shkelësi më brutal i kushtetutës.
“PDK nesër do të dërgojë lëndën në Gjykatën Kushtetuese, dhe ne si depuetet nuk kthehemi në Kuvend pa verdiktin që do ta merr Kushtetuesja”, tha mes tjerash Tahiri.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10