
Gazetari Kushtrim Sadiku i cili ka shkuar në Hagë për ta përcjellur vendimin e madh që do të ndodhë me 16 shtator për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin ka treguar për vemendjen e madhe që pritet ta ketë kjo ngjarje.
Ai në një lidhje direkte në Kanal 10 nga Haga ka deklaruar se duke takuar familjarët e atyre që po presin për verdiktin, sipas tij figurativisht do të ketë “diell në një kohë me shi”.
“UÇK-ja edhe njëherë do ta konfirmojë padrejtësinë e akuzave të rreme me të cilat ka pretenduar Prokuroria në Hagë” tha mes tjerash gazetari Sadiku, duke shtuar se edhe tek familjarët e drejtuesve të UÇK-së ekziston shpresa se ata do të lirohen.
Për më shumë shikone videon e plotë. / GAZETA10