
Ish-luftëtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj, ka njoftuar se në Times Square të New Yorkut është vendosur një billboard me fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Gjocaj ka bërë të ditur se realizimi i kësaj nisme është përballur me vështirësi të shumta, pasi disa operatorë kanë refuzuar publikimin e fotografive dhe mesazhit, duke i konsideruar ato si përmbajtje politike.
“Jemi këtu në Times Square. Kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme gjatë javës së kaluar për të arritur që në njërin prej billboardeve të shfaqim fotografinë e katërshes së UÇK-së që po mbahet në Hagë”, ka thënë Gjocaj.