
Një ditë para shpalljes së verdiktit final nga Gjykata Speciale në Hagë, gazetarët e Kanal10, Fidan Rama dhe Kushtrim Sadiku, po qëndrojnë në Hagë për ta përcjellë nga afër procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një lidhje direkte për emisionin “Gazeta”, dy gazetarët kanë ndarë detaje nga zhvillimet e sotme, ku ka përfunduar fjala përfundimtare e palëve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.
Gazetari Fidan Rama bëri të ditur se interesimi për ta ndjekur procesin nga afër është i madh, duke theksuar se të gjitha 82 vendet e galerisë së sallës janë të zëna.
Ndërkaq, Kushtrim Sadiku tha se seanca pritet të nisë rreth orës 10:00, ndërsa vendimi pritet të merret vesh rreth mesditës.
“Dihet se salla është shumë e vogël për kaq shumë njerëz të interesuar”, thanë gazetarët e Kanal10, duke përshkruar interesimin e madh për ditën e verdiktit.
Më shumë detaje:

