
IshPresidentja , Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërheqjes së kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës.
Osmani ka shprehur vlerësim për Sejdiun, duke thënë se ai meriton falënderim jo vetëm për gatishmërinë për t’i shërbyer vendit, por edhe për mënyrën se si e përballoi procesin.
“Bekim Sejdiu meriton falënderim. Jo vetëm për gatishmërinë për t’i shërbyer vendit, por edhe për mënyrën se si e përballoi një proces ku personalja shpesh u vendos mbi institucionalen”, ka shkruar Osmani.
Sipas saj, Kosova ka humbur një mundësi për të treguar se mund të ndërtojë konsensus rreth njerëzve me dije, integritet dhe dinjitet.
“Ndoshta pikërisht këtu qëndron humbja jonë më e madhe: jo vetëm që nuk arritëm të zgjedhim Presidentin, por humbëm edhe një tjetër mundësi për të treguar se në Kosovë mund të ndërtojmë konsensus rreth njerëzve me dije, integritet dhe dinjitet”, është shprehur ajo.
Osmani ka theksuar se politika dhe fushatat kalojnë, ndërsa mënyra se si një person sillet në momente të vështira mbetet dëshmi e karakterit të tij.
“Dhe ndonjëherë, edhe kur një përpjekje politike nuk përfundon me sukses, ajo lë pas diçka më të rëndësishme: një dëshmi të karakterit”, ka deklaruarr ajo.