Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deda: Me tërheqjen e Bekim Sejdiut, Kosova e humbi një model tjetër të udhëheqjes

Gazeta10
14 September 2026 - 20:17

Analisti Ilir Deda ka reaguar pasi Bekim Sejdiu u tërhoq nga kandidatura për president.

Në një postim në FB, Deda shkruan se “me tërheqjen e Bekim Sejdiut, Kosova e humbi një mundësi për ta pasur në krye të shtetit një model tjetër të udhëheqjes – një njeri që e vendosë shtetin para partisë, Kushtetutën mbi çdo interesi  ditor e kalkulim partiak, dhe përgjegjësinë publike mbi ambicien personale”.

Tutje, Deda shkruan se “paradoksalisht, mbrojtja e Kushtetutës kishte kosto politike për kandidaturën e Bekimit”.

Sipas tij, “Kosova e humbi mundësinë për të treguar që di t’i çmojë njerëzit që veten nuk e vendosin në vend të parë”.

“Te kqyrim tash a ka rrugë përtej polarizimit, mosbesimit dhe urrejtjes të përhapur mes nesh”, përfundon ai

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.