
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ismet Kryeziu, në intervistë për emisionin “Politiko”, direkt nga Haga, ka folur për procesin gjyqësor dhe pritjet për shpalljen e vendimit.
Kryeziu u shpreh se vetë prania në Hagë dhe atmosfera brenda institucioneve të drejtësisë japin një emocion të veçantë për atë që po ndodh, duke theksuar se procesi nuk lidhet vetëm me të akuzuarit, por edhe me historinë e popullit shqiptar.
“Vetë prezenca aty brenda ta jep një emocion të veçantë se çka po ndodh, jo vetëm me të akuzuarit e procesin që po ndodh, por me gjithë historinë e popullit shqiptar. Besoj që është një proces që, pavarësisht epilogut që do ta marrë të mërkurën, besoj që do ta marrë një epilog lirues. Megjithatë, është një proces që nuk mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”, tha Kryeziu.