
Shqetësimet për rreziqet e Inteligjencës Artificiale po shtohen në SHBA, pasi studiues të sigurisë së IA paralajmërojnë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë mund të sjellë pasoja katastrofike, deri në kërcënim për vetë njerëzimin.
Paralajmërimet kanë nxitur ligjvënës nga të dyja partitë amerikane të kërkojnë kontrolle më të forta për sistemet më të avancuara.
Në fokus janë auditimet e pavarura, testimi i modeleve dhe mbikëqyrja e kompanive përpara se teknologjitë e reja të përdoren në shkallë të gjerë.
Shqetësimet vijnë pas rasteve kur sisteme të IA kanë shfaqur sjellje të papritura, përfshirë përpjekje për të ndërhyrë në sisteme të jashtme.
Ekspertët thonë se ritmi i zhvillimit po tejkalon në disa raste aftësinë e institucioneve për të vendosur masa të mjaftueshme sigurie.
Edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë po përballen me presion për të testuar më rigorozisht modelet e tyre, veçanërisht për rreziqet në fusha të ndjeshme si siguria kibernetike dhe biologjia, shkruan Scan.