Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Behrami: Nesër duhet të triumfojë drejtësia ndërkombëtare, me lirimin e krerëve të UÇK-së

Gazeta10
15 September 2026 - 10:05

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se drejtësia ndërkombëtare duhet të triumfojë.

Përmes një postimi në Facrbook, Behrami ka theksuar se nuk ka gjykatë të ndërtuar apo të mbështetur nga shtetet perëndimore që, sipas tij, t’i ketë dhënë përparësi vetëm Prokurorisë dhe asnjëherë Mbrojtjes.

“Siç nuk ka gjykatë të ndërtuar apo të mbështetur nga shtetet perëndimore që vetëm ka dënuar, nuk ka as gjykatë që nuk ka bërë përpjekje, gjatë ose në fund të procesit gjyqësor, për të garantuar drejtësi”, ka shkruar Behrami.

Ai ka kritikuar gjithashtu shtetet perëndimore që kanë financuar Gjykatën Speciale, duke thënë se ato nuk duhet t’i përmbysin, siç shprehet ai, praktikat gjyqësore dhe vlerat perëndimore.

“Shtetet perëndimore, financuese të Gjykatës Speciale, nuk duhet t’i përmbysin këto praktika gjyqësore dhe këto vlera perëndimore”, ka deklaruar deputeti i PDK-së.

Behrami ka shprehur pritjen e tij që drejtësia ndërkombëtare të triumfojë dhe ka bërë thirrje për lirimin e krerëve të UÇK-së.

“Nesër duhet të triumfojë drejtësia ndërkombëtare. Me lirimin e krerëve të UÇK-së”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Gjykimi Special
15 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.