
Avokatja e Jakup Krasniqit është deklaruar pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ajo tha se mbrojtja është e zhgënjyer me vendimin e trupit gjykues, ndërsa bëri të ditur se vendimi do të rishikohet edhe një herë.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer, por do ta rishikojmë edhe njëherë vendimin e trupit gjykues. Ne besojmë që drejtësia do të shkojë në vend. Ende nuk kemi folur me Jakup Krasniqin pas vendimit, por do të flasim nesër”, tha avokatja e Krasniqit./Gazeta10