
Ministria e Jashtme e Kroacisë përmes një reagimi zyrtar kanë thënë se janë në dijeni të aktgjykimit të Hagës për ish-krerët e UÇK’së.
“Kroacia merr në dijeni aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ky është një aktgjykim jo përfundimtar dhe ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të procedurës”, thuhet në reagim.
MPJ kroate thotë se ky aktgjykim s’mund ta ndryshojë kontekstin historik të luftërave dhe faktin se Kosova e popullësia e saj kanë qenë viktima të regjimit të Millosheviqit.
“Në të njëjtën kohë, ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftërave në Kosovë, e as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Millosheviqit”, thuhet në reagim.
“Përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, përfundon reagimi.
Hrvatska prima na znanje prvostupanjsku presudu Specijaliziranih vijeća Kosova. Riječ je o nepravomoćnoj presudi te ne želimo prejudicirati konačni ishod postupka. Istodobno, ova presuda ne mijenja povijesni kontekst rata na Kosovu niti činjenicu da su Kosovo i njegovo stanovništvo bili žrtve represije i teških zločina Miloševićeva režima. Individualna odgovornost pojedinca ne može biti osnova za relativiziranje tih zločina niti za dovođenje u pitanje slobode i neovisnosti Kosova.
— MFA Croatia (MVEP) (@MFA_Croatia) September 16, 2026