Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Ata që duhet të shqetësohen janë të zgjedhurit e popullit, ata që na e kanë kërku voten

Gazeta10
16 September 2026 - 18:23

Një grup  qytetarësh po qëndrojnë para objektit të Qeverisë duke kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga sheshi, në një prononcim direkt për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Nasim Haradinaj ka thënë se e ndjen si obligim të kontribuojë për të mirën e Kosovës.

Ai ka kritikuar deputetët që, sipas tij, nuk janë të pranishëm në një moment të rëndësishëm për vendin.

“E kam ndjerë për obligim, si çdo shqiptar që jeton këtu, aq sa mundem për të mirën. Turma s’ka nevojë të shqetësohet. Ata që duhet të shqetësohen janë të zgjedhurit e popullit, ata që kanë kërkuar votën, që në emër të lirisë flasin, shfrytëzojnë dhe kanë dhënë betimin se do të na përfaqësojnë denjësisht”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, deputetët duhet të jenë më të angazhuar në këtë situatë.

“Ata që sot s’janë këtu, kur është ‘Dita D’ për Kosovën, sot s’po gjejnë kohë as të thërrasin mbledhje”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.