
Në tubimin e mbajtur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Kadrijaj e ka cilësuar si “marre” atë që ka ndodhur, duke thënë se krerët e UÇK-së nuk janë dënuar në emër të popullit të Kosovës.
“Ajo çka ka ndodhë është marre. Edhe krejt ata krerë të UÇK-së nuk janë dënuar në emër të popullit të Kosovës, në emër timin, as të familjeve të dëshmorëve”, ka deklaruar Kadrijaj.
Ajo e ka cilësuar Gjykatën Speciale si politike dhe të padrejtë, duke theksuar se lufta e UÇK-së, sipas saj, ishte luftë e drejtë.
“Gjykatë politike dhe e padrejtë, sepse UÇK-në e kemi bërë luftë të drejtë, e jo të barazohemi dhe ta kalojmë Serbinë për gjithë atë gjenocid e dhunime”, ka thënë Kadrijaj.