
Pas vendimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, familjari i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, ka reaguar në linjë direkte për emisionin “Gazeta” në Kanal 10.
Krasniqi ka thënë se krahas dhimbjes së familjarëve, vendimi ka prekur edhe atë që, sipas tij, është arritur me luftën e UÇK-së.
“Me emër të gjithë neve familjarëve, duhet të jetë e mërzitur Kosova, Shqipëria e në Kosovë. Sot, fatkeqësisht, u gjykua vetë liria e Kosovës, shtetndërtimi i Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se emocionet familjare janë shoqëruar edhe me ndjenjën e cenimit të asaj që është arritur ndër vite.
“Bashkë me emocionet familjare është edhe ai i cenimit i krejt asaj çka u arrit”, ka theksuar Krasniqi.
Në fund, ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të reagojnë në mënyrë demokratike dhe sa më shpejt.
“Institucionet duhet të reagojnë në mënyrë demokratike, sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Dardan Krasniqi.