
Një fëmijë i raportuar i humbur në zonën përreth Aeroportit të Kukësit është gjetur dhe kthyer i sigurt te familja, pas një operacioni kërkim-shpëtimi gjatë natës.
Ngjarja u raportua në mesnatën e 16 shtatorit 2026, kur Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) u kontaktua urgjentisht nga Drejtoria e Qarkut Kukës për t’iu bashkuar kërkimeve.
Pas marrjes së njoftimit, ekipet e ShKShMK-së u mobilizuan dhe iu bashkuan operacionit në terren, në koordinim me autoritetet dhe ekipet lokale të angazhuara në kërkim…