
Në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të fundit në Hagë, qindra qytetarë janë mbledhur aktualisht në sheshin e Prishtinës.
Në lidhje direkte nga sheshi, gazetari Lorik Gashi ka marrë në prononcim një qytetar nga Tetova, i cili tha se kishte ardhur në Prishtinë për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimit.
“Përshëndetje, jam nga Tetova, F. Asipi, me nofkën Abrashi. Kemi dalë me arsyen se nuk mund ta durojmë padrejtësinë ndaj popullit shqiptar, sidomos ndaj udhëheqësve të UÇK-së. Gjykata Speciale na ka dënuar presidentin, kryeparlamentarin dhe ministrin e parë të Punëve të Brendshme. Kjo është padrejtësi shumë e madhe”, deklaroi ai.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimeve në Hagë, ndërsa grumbullimi i qytetarëve në shesh po vazhdon.