
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka bërë thirrje për qetësi gjatë protestave të paralajmëruara lidhur me zhvillimet në Hagë.
E ftuar në emisionin “Politiko”, Jashari tha se pret që qytetarët ta ruajnë qetësinë, ndërsa u bëri thirrje politikanëve dhe institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin veprime në mënyrë të drejtë dhe ligjore.
“Shpresojmë që së bashku kemi me ruajt edhe qetësinë gjatë protestave, e në të njëjtën kohë edhe politikanët dhe institucionet e Kosovës të veprojnë në mënyrë të drejtë e ligjore, që t’u dalim zot çlirimtarëve të Kosovës”, tha Jashari.