
Sabit Geci, veteran i luftës, gjatë një rrëfimi në emisionin “Adresa”, ka folur për aktakuzën ndaj tij dhe personat që, sipas tij, ishin përfshirë në të.
“Unë kam qenë më i dyshuari në aktakuzën time kur më kanë arrestuar. E kam pasur në aktakuzë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Daut Haradinajn, Fatmir Limajn – të gjithë i kam pasur”, ka deklaruar Geci.
Ai ka treguar se rreth një muaj pas arrestimit, sipas tij, i është sjellë një aktakuzë tjetër, në të cilën ishte përfshirë edhe një grup tjetër personash.
“Pas një muaji, kur ma prunë një aktakuzë tjetër, ma kishin bashkangjit një grup tjetër që, për besë të Zotit, vetëm një e njihja. Një Haki nga Drenica, që jemi distancë tri kilometra mes veti”, ka thënë Geci në “Adresa”.