
Studentët kanë nisur protestën në sheshet e Prishtinës, ku në mesin e thirrjeve të tyre është dëgjuar edhe “UÇK, UÇK”.
Protestuesit janë mbledhur në qendër të kryeqytetit, ndërsa protesta po zhvillohet me pankarta dhe thirrje të ndryshme.
Tubimi i studentëve vjen në kuadër të kërkesave të tyre, ndërsa gjatë protestës pritet të bëhen publike edhe qëndrimet dhe kërkesat e organizatorëve.
Protesta po vijon në sheshet e Prishtinës, ndërsa pjesëmarrësit kanë vazhduar marshimin dhe thirrjet e tyre./Gazeta10