Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE garanton se do të vazhdojë investimet në Prishtinë, në fokus edhe Lojërat Mesdhetare 2030

Gazeta10
21 September 2026 - 13:04

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka bërë të ditur se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e Prishtinës.

Schuebel këtë e bëri të ditur të hënën, pas takimit të parë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

“Mbështetja e BE-së për zhvillimin e Prishtinës ishte në qendër të takimit tim të parë me kryetarin Përparim Rama”, ka shkruar Schuebel në platformën X.

Ai ka theksuar rëndësinë e demokracisë në nivelin lokal, ndërsa ka bërë të ditur se BE-ja do të vazhdojë investimet në infrastrukturën publike, mobilitetin, efikasitetin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Schuebelit, këto investime do të ndërlidhen edhe me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat do të organizohen nga Kosova.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.