Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala: Shkuarja në zgjedhje nuk i konvenon as VV-së e as PDK-së

Gazeta10
23 September 2026 - 18:54

Analisti Ibrahim Shala ka komentuar situatën politike në vend dhe pritjet lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se qytetarët kanë interes që procesi politik të përmbyllet sa më shpejt.

“Gjykata nuk i ka afatet e ngutshme. Neve, qytetarëve, jo që na ngutet, por është interes jetik ta mbyllim këtë zgjedhje të përsëritur”, tha Shala.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka interes për zgjedhje të përsëritura, pasi aktualisht e ka shumicën në qeveri.

“VV nuk është e interesuar të ketë zgjedhje të përsëritura kur e ka fitoren, shumicën në qeveri”, u shpreh ai.

Shala tha se edhe PDK-ja, sipas tij, nuk është në një situatë ku do të ishte e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

“Por edhe PDK-ja, në situatën në të cilën është, nuk është e gatshme dhe zgjedhjet e parakohshme s’janë në favor të tyre”, tha analisti.

Ai theksoi se zhvillimet që lidhen me Gjykatën Speciale mund të ndikojnë edhe në fushatën eventuale zgjedhore.

“S’mundem prej situatës në Gjykatën Speciale të dalin fushata”, deklaroi Shala.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.