
Një armë AK-47, 2 mitraloza të lehtë dhe 5 granata dore janë gjetur të mërkurën në Pejë.
Ato u zbuluan pasi paraprakisht u raportua për disa armë dhe mjete të dyshimta, duke përfshirë mjete shpërthyese dhe municion.
“Lidhur me rastin, njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes janë gjetur: një armë AK47, dy mitraloza të lehtë, një pushkë përsëritëse, 5 granata dore, 7 karikatorë dhe rreth 510 fishekë’, thuhet në një njoftim të policisë.
Armët dhe municioni i gjetur janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.si “mbajte në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.