
Në 3-vjetorin e rënies në krye të detyrës, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Bunjaku ra në krye të detyrës më 24 shtator 2023, gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Me rastin e përvjetorit të rënies së tij, Haxhiu dhe Sveçla kanë bërë homazhe dhe kanë shprehur respekt për sakrificën e rreshterit Bunjaku./Gazeta10