
Zyrtarë të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me policinë kanë ndaluar për kontroll një automjet të drejtuar nga një shtetas i vendit fqinj në pikën kufitare të Vërmicës.
Gjatë “kontrollit të detajuar”, Dogana tha se në çantën e udhëtarit dhe brenda një kutie metalike është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Personi është arrestuar, ndërsa rasti i është dorëzuar institucioneve kompetente për procedim të mëtejshëm.
Dogana tha se kontrollet dhe veprimet e përbashkëta të institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit synojnë forcimin e sigurisë kufitare dhe mbrojtjen e interesit publik.