
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 28-vjetorin e masakrës së familjes Deliu në Abrinë e Epërme të Drenasit, ku më 26 shtator 1998 u vranë 23 anëtarë të familjes.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se krimet e kryera ndaj familjes Deliu janë dëshmi e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.
“Drejtësia është detyrim dhe më e pakta që duhet bërë për viktimat dhe familjet, andaj trysnia ndërkombëtare ndaj fqinjit verior duhet të jetë më e madhe se kurrë më parë”, ka shkruar Kurti./Gazeta10