Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump refuzon marrëveshjen me Iranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda shtatë ditësh

Gazeta10
26 September 2026 - 19:34

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar një propozim iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për transportin tregtar brenda një jave.

Ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Teherani “dëshiron të bëjë një marrëveshje për ta hapur menjëherë ngushticën, sepse po humbet shumë keq”, raporton BBC.

Të premten, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u tha gazetarëve në OKB në Nju Jork se një marrëveshje mund të arrihej “nëse plotësohen kushtet e nevojshme” dhe se këto kushte ishin përfshirë në një memorandum mirëkuptimi (MOU) të nënshkruar nga të dyja vendet në qershor.

Rruga ujore jetike, përmes së cilës zakonisht kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me gaz dhe naftë, është mbyllur praktikisht që nga shpërthimi i luftës në shkurt.

“Po e refuzoj marrëveshjen e tyre”, tha Trump të shtunën, duke shtuar se SHBA-ja tashmë kishte “kontroll të plotë” mbi ngushticën, ndërsa “sasi të mëdha nafte” po kalonin përmes saj.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje dhe mendoj se kjo është në rregull. Edhe mua më pëlqen të bëj marrëveshje. Por ajo marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme”, shtoi ai.

Të premten, Wall Street Journal citoi zyrtarë të cilët thanë se Trump ishte skeptik nëse Irani do t’i përmbushte kërkesat e tij dhe se u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij se e konsideronte të mundshme rifillimin e një fushate të re bombardimesh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.