
Grupet e tifozëve të Kosovës u bënë bashkë sot dhe protestuan në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Me flamuj “Liria ka emër” ata shprehën revoltën ndaj këtij vendimi.
“UÇK nderohet kur Shqipëria bashkohet”, ishte një ndër parullat që bëri bashkë tifozët.
Ata u nisën nga Pallati i Rinisë në drejtim të qendrës së kryeqytetit.
Kjo është hera e parë që mblidhen bashkë të gjitha tifo-grupet.
Kujtojmë që më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin dënues në shkallë të parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit me gjithsej 81 vjet burgim.