Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Tani është radha që Qeveria ta sjellë Projektligjin për Specialen

Gazeta10
28 September 2026 - 14:21

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas miratimit me unanimitet të Deklaratës në mbrojtje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka falënderuar 99 deputetët që votuan deklaratën, ndërsa ka thënë se tani radha i takon Qeverisë që të sjellë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Kuvendi sot e shprehu vullnetin e tij. Tani është radha që Qeveria ta sjellë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, që ai të votohet pa vonesë. Deklarata është zotim. Ligji është veprim. T’i jetësojmë të dyjat pa vonesa. Sot u pa që është e mundur. UÇK-ja të na bashkojë”, ka shkruar Çitaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.