
Kombëtarja e Kosovës është rikthyer stërvitjeve për përballjen me Izraelin.
“Dardanët” duhet ta harrojnë sa më shpejtë humbjen nga Austria, ngase nevojiten pikët e plota në Hungari të enjten.
FFK-ja ka njoftuar se tashmë lojtarët janë rikthyer në stërvitje. Përndryshe, lojtarët që ishin titullarë si zakonisht iu nënshtruan programit të rigjenerimit.
“Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen
Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit, që zhvillohet të enjten në Hungari.
Në seancën e sotme në Debrecen, futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Austrisë zhvilluan stërvitje, ndërsa titullarët e kësaj sfide iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër”.
Përndryshe, përballja mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet në Debrecen të enjten nga ora 20:45.