Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prangoset mësuesi në Lushnjë, dyshohet se ngacmoi nxënësen e mitur

Gazeta10
28 September 2026 - 14:46

Një mësues 60-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve një nxënëse të mitur.

Sipas Policisë shqiptare, në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet M. S., i cili ushtronte detyrën e mësuesit në një shkollë të qytetit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht të miturën përmes komunikimeve me mesazhe, shkruan Euronewsal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila po vijon hetimet për rastin

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.