Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Obiliq

Gazeta10
29 September 2026 - 11:07

Një person është arrestuar në Obiliq, nën dyshimin se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 19 shtator në rrugën “Llapi”, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash nga arka e një kompanie.

Pas hetimeve, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq ka identifikuar dhe arrestuar njërin nga të dyshuarit.

I dyshuari A.I., me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër i dyshuar është ende në kërkim nga Policia.

Njoftimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
29 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.