
Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet më 1 tetor në Prishtinë.
Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 16:00.
Ajo zhvillohet në kundërshtim me vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Dhurata Dora, përmes mbështetjes së saj, është bërë pjesë e figurave publike që kanë përkrahur thirrjen për pjesëmarrje në protestën e 1 tetorit.