Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BIA serbe arreston dy persona për “spiunazh” te shërbimet shqiptare, njëri nga Kosova

Gazeta10
29 September 2026 - 18:07

BIA serbe ka arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh te shërbimet shqiptare, sot në një aksion në Vranjë.

Sipas mediave serbe, dy të prangosurit janë D. C. (46), nga Shillova e komunës së Gjilanit, ndërsa në Jagodinë është arrestuar N. P. (50), nga Jagodina.

Ata, sipas autoriteteve serbe dyshohet se u kanë përcjellë të dhëna strukturave të inteligjencës së Shqipërisë, SHISh-it, Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, AKI-së, si dhe Njësisë së Inteligjencës së Policisë së Kosovës.

Të dhënat, raportohet se kishin të bënin me pjesëtarë aktivë të BIA-s dhe angazhimin e tyre, raporton Novosti.

Mediat atje raportojnë se meqenëse N. P. ka vendbanim të regjistruar në Jagodinë, me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli i banesës së tij/saj.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende dhe pajisje elektronike, për të cilat ekziston dyshimi se mund të jenë të lidhura me kryerjen e veprës penale

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.