Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Saga e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, përfshihen edhe sauditët me 12,3 milionë, Basha: Drejt përfundimit

Gazeta10
29 September 2026 - 18:17

Dimal Basha, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, së bashku me ministrin Hekuran Murati dhe ministrin Arben Vitia, kanë pritur në takim, udhëheqësin e Fondit Saudit për Zhvillim, Al-Marshad, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe projektet infrastrukturore që po realizohen me mbështetjen e këtij fondi.

Basha, ka shkruar se, segmenti Smrekonicë–Mitrovicë me gjatësi prej rreth 5 kilometrash është pjesa përfundimtare që kompleton lidhjen rrugore ndërmjet Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, dhe se, për realizimin e këtij segmenti, ka shtuar ministri, Fondi Saudit për Zhvillim do të financojë rreth 12.3 milionë euro, ndërsa Kosova do të kontribuojë me 3.7 milionë euro, duke e çuar investimin e përgjithshëm në mbi 16 milionë euro.

‘‘Projekti parasheh një rrugë moderne me nga dy korsi në secilin drejtim, korsi emergjente, katër kryqëzime kryesore, sistem të rregulluar të kullimit dhe elemente të sigurisë rrugore. Aktualisht po punohet në elaboratin e shpronësimit dhe rishikimin e projektit, ndërsa menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave do të fillojnë procedurat e tenderimit’’, ka shkruar Basha mes tjerash.

Postimi:

Drejt përfundimit të rrugës Prishtinë–Mitrovicë!

Sot, së bashku me ministrin Hekuran Murati dhe ministrin Arben Vitia, mirëpritëm udhëheqësin e Fondit Saudit për Zhvillim, z. Al-Marshad, me të cilin diskutuam për bashkëpunimin tonë dhe projektet infrastrukturore që po realizohen me mbështetjen e këtij fondi.

Segmenti Smrekonicë–Mitrovicë me gjatësi prej rreth 5 kilometrash është pjesa përfundimtare që kompleton lidhjen rrugore ndërmjet Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës.

Për realizimin e këtij segmenti, Fondi Saudit për Zhvillim do të financojë rreth 12.3 milionë euro, ndërsa Republika e Kosovës do të kontribuojë me 3.7 milionë euro, duke e çuar investimin e përgjithshëm në mbi 16 milionë euro.

Projekti parasheh një rrugë moderne me nga dy korsi në secilin drejtim, korsi emergjente, katër kryqëzime kryesore, sistem të rregulluar të kullimit dhe elemente të sigurisë rrugore.

Aktualisht po punohet në elaboratin e shpronësimit dhe rishikimin e projektit, ndërsa menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave do të fillojnë procedurat e tenderimit.

Falënderoj z. Al-Marshad dhe Fondin Saudit për Zhvillim për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Synimi ynë është i qartë, ta realizojmë këtë projekt me efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie, gjithmonë në interes të qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.