Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti sot i vranët me kushte shiu

Gazeta10
07 November 2022 - 8:08

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me kushte për reshje të shiut, raporton Gazeta10.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet me intensitet më të lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.