Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se e gjuajti bashkëshorten me shishe, gjakovari në arrati

Gazeta10
30 September 2026 - 10:42

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë.

Sipas të dhënave të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, ku një burrë dyshohet se, në gjendje të dehur, ka ofenduar me fjalë të ndryshme bashkëshorten e tij.

Po ashtu, i dyshuari raportohet se e ka gjuajtur viktimën me një shishe, por nuk e ka goditur.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.