Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Behrami: PDK hoqi dorë nga të gjitha kërkesat, veç një e kemi gjenerale: Shteti të jetë i përfshirë në procesin e Apelit të Speciales

Gazeta10
30 September 2026 - 21:30

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në emisionin “Politiko”, ka folur për qëndrimin e PDK-së lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Behrami tha se PDK-ja ndodhet në një moment të veçantë politik, duke theksuar se partia nuk ka shumë kërkesa politike, por një kërkesë të përgjithshme që proceset në Apel të trajtohen si çështje shtetërore.

“PDK-ja nuk e di në historinë e saj një momentum ku kaq shumë, apo ndoshta kemi hequr dorë prej krejt kërkesave politike. S’kemi kërkesa politike. Na e kemi një kërkesë të madhe, të përgjithshme: proceset në Apel të Supreme-s me qenë shtetërore, të përfshihen me krejt mekanizmat. Kjo është dëshira jonë”, deklaroi Behrami.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.