Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj u drejtohet ish-krerëve në Hagë: “O do t’ju sjell këtu, o do të vij atje”

Gazeta10
01 October 2026 - 17:09

Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka mbajtur fjalim në protestën e zhvilluar në Prishtinë, duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Haradinaj tha se, sipas tij, ish-pjesëtarët e UÇK-së janë tradhtuar nga disa ndërkombëtarë, ndërsa theksoi se populli i Kosovës kërkon drejtësi.

“Populli i Kosovës kërkon vetëm drejtësi. Kosova e çon drejtësinë në vend. Ua fal besimin, se na patën besuar. Nuk pranojmë të na ofendojnë 400 e sa masakra.”

Në fund të fjalimit, Haradinaj përmendi edhe bashkëluftëtarët e tij, duke thënë:

“Lavdi shokëve! O do t’ju sjellim këtu, o do të vijmë atje. Rroftë UÇK-ja!”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.