
Protestuesit që kishin planifikuar të zhvillonin një aksion në oborrin e Qeverisë janë penguar nga Policia.
Protestuesit kanë synuar që në hyrje të objektit të Qeverisë të vendosnin një uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Policia nuk i ka lejuar protestuesit të realizojnë aksionin në hyrje të objektit qeveritar.