Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kanalizimet bllokohen nga mbetjet, KRU “Gjakova” nxjerr gurë, çimento e pirunë

Gazeta10
02 October 2026 - 16:04

Ekipet e KRU “Gjakova” gjatë punës për pastrimin e rrjetit të kanalizimit në Gjakovë dhe Rahovec kanë hasur në puseta të bllokuara nga mbetje të ndryshme.

Sipas KRU “Gjakova”, ekipet kanë punuar me orë të tëra për zhbllokimin e pusetave. Në një pusetë në Rahovec është gjetur dhe nxjerrë një pjesë e bordurës së rrugës (gur skajor), e cila kishte bllokuar kanalizimin.

Ndërkaq, në një pusetë në Gjakovë janë nxjerrë sasi të mëdha zalli, gurësh, çimentoje, plastike dhe madje edhe pirunë.

KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje operatorëve dhe kompanive që merren me asfaltimin dhe ndërtimin e rrugëve që të mos hedhin mbetje në rrjetin e kanalizimit, pasi ato vështirësojnë punën e ekipeve dhe mund të shkaktojnë dëmtime serioze të rrjetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.