
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, së bashku me deputetin Rrahman Rama, për të zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Hamza në këtë takim do të tentojë edhe një herë sot të marrë një përgjigje për projektligjin për Specialen nga Kryeministri Albin Kurti, derisa në tavolinë është edhe çështja e Presidentit.