Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komunat avancojnë transparencën, komunikimin dhe digjitalizimin e shërbimeve

Gazeta10
03 October 2026 - 10:51

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), me mbështetjen e OSBE-së, Misionit në Kosovë, organizoi më 1 dhe 2 tetor në Pejë punëtorinë dyditore me temë “Mbështetja e AKK-së dhe Komunave në avancimin e transparencës dhe digjitalizimit të shërbimeve”.

Punëtoria mblodhi përfaqësues të komunave dhe institucioneve relevante, përfshirë AKK-në, MAPL-në, ASHI-n dhe OSBE-në, me qëllim diskutimin e sfidave aktuale dhe përcaktimin e hapave konkretë për ofrimin e shërbimeve publike më të qasshme, transparente dhe efikase për qytetarët.

Në fokus të diskutimeve ishte gjendja aktuale e digjitalizimit të shërbimeve komunale, zhvillimet e fundit në platformën e-Kosova, si dhe mundësitë për integrimin e shërbimeve të reja elektronike në nivel lokal.

Gjatë punëtorisë u prezantua edhe Draft Model Strategjia Komunale për Komunikim, e përgatitur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Dokumenti synon të shërbejë si një kornizë orientuese që komunat mund ta përshtatin në përputhje me madhësinë, kapacitetet dhe nevojat e tyre.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe funksionimit të uebfaqeve komunale, qasjes së qytetarëve në dokumentet publike dhe cilësisë së informacionit që komunat publikojnë dhe ofrojnë për qytetarët.

Punëtoria u fokusua në forcimin e kapaciteteve komunale dhe në gjetjen e zgjidhjeve konkrete për përmirësimin e komunikimit institucional, transparencës dhe ofrimit të shërbimeve digjitale në nivel lokal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.