Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Gazeta10
03 October 2026 - 11:15

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris.

Sipas Misetic, Vuçiq ka deklaruar në një video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.

Avokati pyet se si mund të ishte në dijeni presidenti francez Macron për rezultatin e aktgjykimit disa ditë përpara shpalljes së tij.

Misetic gjithashtu ngre pyetjen se përse një çështje e tillë do të ishte diskutuar mes Macronit dhe Vuçiqit. Sipas avokatit Misetic, këto janë pyetje që duhet marrin përgjigje.

“Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku, sipas Vuçiqit në videon e mëposhtme, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [lexo: Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Se si Macron e dinte rezultatin e aktgjykimit të paktën gjashtë ditë përpara dhe pse Macron po fliste me Vuçiqin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten për t’u përgjigjur.”,ka shkruar Misetic.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.